NGA: Ira Londo
Frika e një episodi të nxehtë me Turqinë dhe besimi ne diplomacinë greke, është thelbi i përgjigjeve të një sondazhi të kryer në Greqi, lidhur me politiken e jashtme dhe diplomacinë vendase.
Sondazhi i kryer me qytetarë të thjeshtë, nxjerr ne pah edhe qëndrimin e opinionit grek për popujt fqinje. 87% e grekëve thonë se Turqia ka një qëndrim armiqësor ndaj Greqisë, por edhe Shqipëria konsiderohet nga 47% e të pyeturve si një vend me qëndrim të tillë. Në të njëjtën kategori futet edhe Maqedonia nga 45% të të pyeturve.

Pyetjes nëse kërcënohet territori grek nga vendet fqinje, 27% e grekeve u përgjigj pozitivisht për Shqipërinë, 21% shohin rrezik Maqedoninë, ndërsa Turqia mbetet kërcënimi më i madh për sigurinë dhe paqen nga 78% e njerëzve qe besojnë se turqit kane qëllime të këqija ndaj territorit grek. Sondazhi i kryer nga instituti i Politikave Alternative ENA dhe botuar ne gazetën “Kombi” thekson se megjithëse një pjesë të opinionit i rendisin në vendet armiqësore, gjithsesi grekët nuk ndjehen të kërcënuar nga Shqipëria apo Maqedonia.
