Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për shtyrjen e seancës për Fredi Beleri nga GJKKO. Seanca për krybashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri është shtyrë për në datë 11 dhjetor.

Ai e quajti Blerin si ‘kalë Troje’, ndërsa shtoi se kjo është ajo qe Greqia kërkon. Ndër të tjera Idrizi u ndal te festa e 111-vjetorit të Pavarësisë, ku u shpreh i keqardhur që Çamëria mungonte në Paradën Shqiptare.

‘Ti japësh rendësi çështjes Beleri është ajo që Greqia kërkon. Beleri është kalë Troje. Kandidoi për zgjedhjet lokale një person që kishte rekorde të mëparshme. Dhe unë kam thënë që një njeri i tillë që ka rekorde, i dënuar për armëmbajtje pa leje. Fredi Beleri nuk u lirua në një masë më të lehtë, kjo lidhet me atë që thashë më lart. Ndaj kërkohet betimi si kryebashkiak. Përtej kësaj dhe retorika e Belerit është e papranishëm, që ngjall urrejtjen kombëtare. E thënë kështu, është personi i zgjedhur pikërisht për këtë gjë. Beleri fitoi me një grusht votash dhe dënohet për blerje votash. Një njeri i dënuar më parë, edhe mund ta ketë bërë këtë, por është çështje e drejtësisë. Greqia ka shfrytëzuar çdo rast edhe këtë madhe për të përdorur asimetrinë për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kam dëgjuar që Greqia ka mbështetur rrugën e Shqipërisë për në BE. Doja të thoja se nuk është kështu. Ju kujtoj në vitin 2008, kur Shqipëria do bëhej anëtare e NATO-s, ambasadori thoshte që pala greke i ka kërkuar asaj shqiptare që të mos njoftojë SHBA-të për këtë çështje. Greqia do të përdorë duart e forta dhe asimetrinë me Shqipërinë.”, u shpreh Idrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb