TIRANE- Debate me zë të lartë, përplasje fizike, nxehje gjakrash deri në përdorimin e thikave. Kjo është ngjarja e sapondodhur përballë Presidencës në kryeqytet, aty ku dy grupe studentësh të Politeknikut janë përleshur mes tyre.
Gazetari Erjon Skëndaj që ka mundur të jetë i pari në vendngjarje dhe raporton për “BalkanWeb” se ka mundur të shohë momentin kur policia ka neutralizuar grupin e të rinjve e ka shtrirë në tokë disa prej tyre. Siç duket edhe në pamjet e filmuara prej tij, ata shoqërohen më pas në furgonin e policisë.
Shkak për konfliktin siç mëson “BalkanWeb” dyshohet të jetë bërë e dashura e njërit prej djemve.
(m.a/BalkanWeb)