Tabloja “Vajza me një shportë me lule” (“La fillette à la corbeille fleurie”) (1905) e Picasos, u vlerësua 115 milionë dollarë gjatë shitjes së parë të organizuar nga shtëpia e ankandeve ”Christie’s” në New Jork .

Shitja vendosi rekorde edhe për tablotë e Claude Monet dhe të Henri Matisse.

“Vajza me një shportë me lule”, e blerë menjëherë nga koleksionuesja amerikane, Gertrude Stein dhe vëllai i saj Leo, arriti vlerën e gjashtë më të lartë për një tablo të shitur në ankand.

Pablo Picasso (1881-1973) është i vetmi piktor, tablotë e të cilit janë shitur më shumë se 100 milionë dollarë në ankande.

Më shumë se 1 600 vepra të këtij koleksioni do të shiten këtë javë në shtëpinë e ankandeve ”Christie’s” me vlerën rekord më të lartë për të njëjtin koleksion.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: