Festivali më të rëndësishëm i filmit ka ngritur siparin e tij. Në Kanë 2018 yjet e veshura me fustane të mrekullueshme sfiluan në tapetin e kuq.
Edicioni i 71-të është pagëzuar si “Festival i Ndryshimit” nga shumë media: Eshtë i pari pas rastit Weinstein, ka si kryetare të jurisë Cate Blanchett (e rrethuar nga 4 yje të tjerë botërorë).
Duke filluar nga dy anëtaret e jurisë Cate Blanchet dhe Kristen Stewart, të cilat dukeshin të mahnitshme me fustanet e zeza. Blanchet zgjodhi një fustan të Giorgio Armani Privé, ndërsa Stewart një fustan Chanel, ku është ambasadore prej disa vitesh.
E shkëlqyeshme edhe aktorja Julianne Moore, e cila zgjodhi një fustan të kuq nga Givenchy Haute Couture dhe super modelja holandeze Romee Strijd me një fustan me shkëlqimin metalik të Alberta Ferretti.
Ja si janë dukur yjet në tapetin e kuq të Kane 2018.
(da.xha/BalkanWeb)











