Gramsh – Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Gramsh ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.
“Në aksin rrugor Gramsh – Elbasan, në vendin e quajtur “Kthesa e Fshatit, Çekin, shtetasi R.S, 41 vjeç ,banues në lagjen “Xhile Liçi”, Gramsh, duke drejtuar mjetin tip “Land Rover” me targa AA 317 SA, është përplasur me mjetin tip “Opel” me targë GR 1689 B, me drejtues shtetasin E.B, 19 vjeç, banues në fshatin Çekin Gramsh,” njofton policia.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. P.,16 vjeç, pasagjer në mjetin “Opel” i cili është transportuar për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu për kontroll mjeksor ka shkuar dhe drejtuesi i mjetit “Opel”.
Drejtuesi i mjetit “Land Rover” është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.
(e.f/BalkanWeb)