RAMALLAH– Presidenti palestinez Mahmoud Abbas u shtrua në spital në Ramallah për probleme shëndetësore, raporton Anadolu Agency.
Një zyrtar i paidentifikuar palestinez për AA konfirmoi se Abbas i është nënshtruar një kontrolli në repartin e kardiologjisë në spitalin Istishari Arab.
Udhëheqësi palestinez Abbas mbrëmë u pranua në repartin e emergjencës, por u lirua pas kontrollit.
Abbas për shkak të problemeve shëndetësore të premten nuk mundi të marrë pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) në Stamboll, ku tema kryesore ishte hapja e Ambasadës Amerikane në Kuds.
Më 14 maj SHBA hapi ambasadën e saj të Izraelit në Jerusalem, ndërsa qindra palestinezë u vranë në përleshje me forcat izraelite.
(m.k/BalkanWeb)