Gjysmëfinalja e “Champions League” e luajtur ndërmjet Liverpool dhe Roma-s këtë sezon vijon ende të prodhojnë ngjarje.
UEFA, organizatori i Ligës së Kampionëve, ka hapur një hetim të ri për të dy klubet. Kjo për shkak se në sfidën e luajtur në Angli incidentet kanë qenë të shumta.
Në një komunikatë dërguar ekipeve, UEFA u kërkon të japin shpjegim për “ndezjen e tymueseve, hedhjen e objekteve të palejuara në fushë, si edhe për trazira të ndryshme në shkallët e stadiumit”.
Para ndeshjes në Anfield pati edhe përplasje mes dy tifozerive, që përfunduan me plagosjen e një irlandezi, tifoz i Liverpool-it. Për këtë ngjarje UEFA prej kohësh ka nisur një hetim për të cilin ende nuk ka vendim.
Vendimi i këtij procesi të dytë për këtë ndeshje do të vijë pas takimit të komitetit disiplinor, etikës dhe kontrollit të UEFA-s të planifikuar për të enjten e 31 majit.
(e.k/BalkanWeb)