FRANCE-Bursat Europiane përfunduan të gjitha sot në rënie të ndjeshme për shkak të pasigurive politike në Itali dhe në Spanjë duke rritur pasigurinë e investitorëve.
Madje edhe “Wall Street” u prek gjithashtu, ku treguesi “Dow Jones” ra me 1,75% dhe “Nasdaq” me 0,93%.
Nga ana tjetër bursa e Parisit ra me 1,29%, Milanoja 2,65%, Madridi me 0,91% dhe Londra 1,26%.
Investitorët u tërhoqën nga pasiguria politike italiane pas vetos së vendosur nga presidenti i vendit kundër një ekzekutivi populist që nuk garantonte qëndrimin në euro.
Një qeveri teknike provizore u emërua por tregjet i druhen zgjedhjeve të reja që mund të përforcojnë më shumë partitë populiste dhe euroskeptike.
(BalkanWeb)