TIRANE– Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet vijoi takimet elektorale në njësinë nr. 9 në Tiranë dhe në Kamëz. Gjatë takimit në njësinë nr. 9, të zhvilluar në mjediset e Piacës, u prezantua programi electoral për pushtetin vendor, i hartuar nga një grup studiuesish të rinj, të shkolluar në universitete prestigjoze perëndimore. Drejtuesit e fushatës në kryeqytet, premtuan vëmendje të veçantë për problemet e komunitetit, duke theksuar veçanërisht nevojën që ka kjo zonë për lulishte dhe për shkolla të reja. Veçanërisht u theksua se PDIU do të propozojë emërtimin e sheshit “}amëria” në sheshin e ri që do të krijohet me zgjatimin e bulevardit kryesor të Tiranës.
Pas këtij takimi, kreu i PDIU-së Shpëto, Idrizi, bashkëbisedoi me qytetarët e Kamzës dhe kërkoi votën për një parti që i sheh të gjithë shqiptarët të bashkuar.
“Unë do t’ju ftoja të gjithë juve që ta mendoni votën. Ju e keni dhënë për partitë e mëdha, majtas, djathtas, por në radhë të parë ta mendoni për një parti e cila është shtëpia juaj. Një shtëpi e cila niset nga një vokacion kombëtarist, por që e do Shqipërinë dhe shqiptarët bashkë. Një parti që ndjenjën patriotike, nga e cila fillon identiteti ynë, nga e cila fillon dashuria për njëri-tjetrin, por edhe dinjiteti me të cilin ne duhet të jemi shumë krenarë që jemi shqiptarë te ketë zonën e vet, të ketë shtratin e vet. Ju ftoj që të votoni Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet! Votoni nr.34!”, tha Idrizi.
PDIU kandidon me lista shumëemërore për Këshillat Bashkiakë, në të gjitha bashkitë e vendit.
(el.sp/BalkanWeb)
