KORCE- Rreth tre javë pas vdekjes së të riut Enea Ftoi në ambientet e paraburgimit të Korçës, bashkëshortja e tij apelon për ndihmë. Entela Ftoi, bashkë me tre fëmijët e saj të mitur fle në qiell të hapur. Në një prononcim për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Entela, mes dhimbjes që e ka pushtuar për humbjen e bashkëshortit të saj shtrin duart për ndihmë.
Ajo tregon se prej dy javësh fle tek pazari i Korçës dhe në lulishten e qytetit, pasi nuk ka strehë ku të fusë kokën. Mes të tjerash ajo i bën thirrje shtetit që ta ndihmojë që t’i japë një strehë, në të kundërt paralajmëron aktin ekstrem se do
“Prej dy javësh fle se bashku me tre fëmijët jashtë. Flemë tek pazari dhe në lulishtet e qytetit. Nuk kam asnjë të ardhur. Fëmijët prej disa ditësh që nuk ushqehen. Askush nuk më ka ofruar ndihmë. Kërkoj një shtëpi ku të strehohem bashkë me fëmijët. Ne te kundërt, do var veten. Policia qe me vrau burrin, të na vrase edhe ne”, tha ajo.
NGJARJA
Enea Ftoi ndërroi jetë më 17 maj në ambientet e paraburgimit të Korçës, ku kishte tre ditë që qëndronte pasi ishte ndaluar për ‘vjedhje me dhunë’. Ftoi ditën kur ndodhi ngjarja, duhej të dilte në sallën e gjyqit për akuzën që rëndonte ndaj tij. Ndonëse familjarët e prisnin atë në sallën e gjyqit, ata u njoftuan për ngjarjen e rëndë. Fill pas ngjarjes, familjarët e viktimës hodhën akuza të rënda, për policinë, pasi kanë dyshime se djali i tyre është dhunuar në paraburgim, që i ka shkaktuar edhe vdekjen. Po ashtu familjarët akuzojnë punonjësin e policisë, Arqile Ropi, pasi pretendohet se ai ka ushtruar dhunë ndaj tij. Mes të tjerash familjarët deklarojnë se disponojnë fakte dhe prova që Enea Ftoi është dhunuar dhe më pas vrarë. Ata kanë bërë foto dhe video, ku duken qartë sipas tyre shenjat në trupin e tij.
(ed.me/BalkanWeb)
