Studimet e fundit kanë zbuluar se vetmia ka aq ndikim në shkallën e vdekshmërisë sa mund të konsiderohet kërcënim më i madh i shëndetit. Madje kush vuan prej saj rrezikohet më shumë të vdesë se sa nga obeziteti.
Studimi i realizuar në bazë të anketimeve nga Universiteti i Kalifornisë tregojnë se vetmia shkakton probleme me gjumin, rritjen e stresit, pezmatimin, madje e dobëson edhe sistemin e imunitetit.
Ndër të tjera, vetmia ndërlidhet me një dobësim të aftësive kognitive, shkakton sëmundje të zemrës, etj.
Sipas anketimeve të fundit, vetmia rezulton të jetë aq e zakonshme në SHBA, saqë shumica e të rriturve amerikanë konsiderohen të vetmuar. Të rinjtë amerikanë janë më të prekurit nga ky fenomen.
Ekspertët shëndetësorë thonë se vetmia është duke u bërë problem i madh shëndetësor dhe duhet të konsiderohet si epidemi.