TIRANË- Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Altin Qato në një konferencë për mediat bëri me dije se forcat e policisë do të angazhohen maksimalisht për të ruajtur rendin dhe sigurinë ditën e zgjedhjeve, por edhe parandalimin e ngjarjeve kriminale.

“Garantim rendit publik dhe mbarëvajtjen e takimeve elektorale, mbi 2 mijë të tilla. Gjatë fushatës nuk u shënua asnjë incident i rëndë, janë referuar raste për dëmtime të lehta të zyrave apo posterave. Policia e Shtetit ka marrë masa për ruajtjen e KZAZ dhe QV-ve me mbi 6699 efektivë”

Qato tha ndër të tjera se policia do të jetë në krye të detyrës.

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: