Ish- drejtoresha e ARRSH Sonila Qato është parë të hyjë në ambientet e SPAK.

Mësohet se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit e krimit të Organizuar i ka komunikuar akuzat për “Prishje e barazisë në tendera”.

Kujtojmë se Qato akuzohet për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Ajo ka lënë ambientet e SPAK pas rreth 40 minutash pasi i është komunikuar akuza zyrtare.

 

Qato dha dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar më 19 shtator.

Lajmi është njoftuar nga vetë ajo përmes një statusi në rrjetet sociale.

“Pas një periudhe të shkurtër pune, por shumë intensive, për të reformuar Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe për të krijuar një model transparence dhe profesionalizmi në këtë institucion, vetëm pak ditë më parë jam akuzuar nga një kompani lidhur me një procedurë, të cilën unë e gjykoj plotësisht të drejtë dhe ligjore.” – shkruan Qato, ndërsa thekson se kjo situatë e ka vendosur në një pozitë të vështirë në raport me detyrën.

Kush është Sonila Qato:

Pak e njohin, por në fakt Sonila Qato është njeri i ngushtë i kryeministrit Rama ku prej vitit 2008 ka qenë një nga bashkëpunëtoret e tij më të afërta! 2001-2007 ka punuar ne zyrën e prokurimeve të Bashkisë Tiranë, 2007-2011 ka mbajtur detyrën e drejtores së pergjithshme të urbanistikës dhe kontrollit të territorit, 2012-2013 Edi Rama e zgjedh shefen e kabinetit të tij, gjatë fushatës zgjedhore ku socialistët erdhën në pushtet! 2013- 2017 mbajti një nga postet më të rëndësishme në fushën e pronave dhe përpara se të zgjidhej drejtoreshë e ARRSH u emërua nga kryeministri si ministre shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes! Prej 8 muajsh drejton autoritetin rrugor shqiptar, ndërsa sot njoftoi dorëheqjen e saj nga ky institucion.

Për Kardhiq-Delvinë është marrë e pandehur edhe Elona Gogo, motra e Dallëndyshe Bicit, drejtoreshës së IKMT.

Gogos i është komunikuar akuza më 20 tetor nga Prokuroria e Posaçme, e cila në finale të një hetimi 3 vjeçar zbuloi shkelje të kryera në tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Sipas SPAK Elona Gogo, ish-kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave, në kundërshtim me ligjin skualifikoi nga gara kompaninë Gjoka, duke favorizuar atë fituese.

Burimet konfirmuan se Gogo, e cila ka mbajtur pozicione të ndryshme ne administratën publike dhe institucione të rëndësishme shtetërore, u paraqit në institucionin e akuzës dy ditë më parë e shoqëruar nga avokati i saj Sokol Hazizaj. Pasi është njohur me aktet, ka deklaruar se brenda afatit 10 ditor do të paraqesë argumentet e saj kundër akuzës.

(BalakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: