Franca ka arritur të bëhet skuadra e parë çerekfinalist e Botërorit pas fitores me rezultatin 4-3 kundër Argjentinës. “Gjelat” në këtë mënyrë i kanë dhënë fund aventurës së ‘albiçelestëve’ në Botëror, të cilët sot tentuan shumë, por e patën të pamundur të kalonin më tej.
Ndeshja u zhbllokua shpejt, me Mbappe që fitoi një penallti në minutën e 11-t të ekzekutuar saktë nga Griezman. Me kalimin e minutave Argjentina rriti nivelin e lojës dhe Di Maria pak para fundit të pjesës së parë falë një supergoli barazoi rezultatin.
Në fraksionin e dytë të lojës Argjentina e Messi-t do të përmbyste gjithçka, me Mercado-n që devijoi një top duke e dërguar në rrjetë.
Nga ky moment Franca transformohet dhe Pavard me një të djathtë të shkëlqyer barazoi në 2-2. 7-t minuta më pas Mbappe do të kalonte edhe një herë Francën në avantazh. Sërish futbollisti që luan me Paris SG do të shënonte golin e dytë personal dhe të 4 për “gjelat”.
Pak para fundit Argjentina, ekzaktësisht në minutën e 92-t Aguerro shkurtoi diferencat, duke zgjuar shpresat, por gjithsesi ishte tepër vonë dhe Argjentina eliminohet nga Botërori.
Franca 4-3 Argjentina
Komenti i ndeshjes
90+5′ Përfundon takimi
92′ Aguaerro shkurton diferencën
68′ Mbappe shënon serish, Franca e papermbajtshme
63′ Mbappe përmbys rezultatin, Franca në avantazh
57′ Supergol i Pavard, Franca rivendos baraspeshën
48’ Marcado shënon golin e dytë për Argjentinën, përmbyset rezultati
46′ Nis pjesa e dytë
45+2′ Përfundon pjesa e parë
40′ Supergol i Di Marias, Argjentina barazon rezultatin
13′ Giezman nuk fal, kalon në avantazh Francën me penallti
11′ Hapa galopant të Mbappe qe ndalet në mënyrë të gabuar nga Rojo brenda zonës, penallti për Francën
9′ Goditje denimi per Francen. Godet Griezman, por topi ndalet në tranversë
traversa e grizman on Vidnews.
1′ Ka nisur takimi
Do të luhet në orën 16:00 ndeshja e parë e 1/16 të Botërorit mes Francës dhe Argjentinës.
“Gjelat” pasi siguruan pa shumë probleme kalimin e grupit sot do të masin për herë të parë forcat me një skuadër me potencial të madh, por që deri më tani ka hasur shumë vështirësi për ta shfaqur në fushë.
Përballje interesante do të jetë edhe mes Messi-t e Pogba-s, apo Deschamps dhe Jorge Sampaolit.
Formacionet zyrtare
(e.k/BalkanWeb)