LIBRAZHD- Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas.
Aksidenti ka ndodhur pranë ‘Urës së Bushtricës’ dhe mësohet se viktima është Zyrdi Hasani 60 vjeç, shqiptar nga Maqedonia.
Burime nga vendngjarja raportojnë për “BalkanWeb” se viktima udhëtonte me një motor kur ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë dhe është përplasur me bordurën anësore.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, te vendi i quajtur “Ura e Bushtricës”, mjeti motoçiklet me targa GV 3425 AD me drejtues shtetasin Zyrdi Hasani 60 vjeç, banues në Gostivar Maqedoni, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së motoçikletës nga rruga është aksidentuar vetë drejtuesi i mjetit, i cili u transportua menjëherë në Spitalin e Librazhdit, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit, ku nga veprimet paraprake dyshohet se shkak është lagështia në rrugë.
(BalkanWeb)