Udhëheqësit e NATO-s planifikojnë të kthejnë vëmendjen e tyre ndaj konfliktit në Afganistan, në ditën e dytë të samitit të dominuar deri tani nga kërkesat e Presidentit Donald Trump.
Trump kërkoi u të mërkurën aleatëve të NATO-s që të 4% të prodhimit të tyre vjetor (BPV) t’i kenë për shpenzimet ushtarake.
Ai gjithashtu kritikoi Gjermaninë për shpenzimet e saj të mbrojtjes.
Udhëheqësit e NATO-s po shpresojnë për një ton më pajtues të enjten, përpara se Trump të largohet për në Britaninë e Madhe.
Por në një citim në Twitter vonë gjatë natës nga Brukseli, presidenti amerikan përsëriti kritikat e tij.
“Miljarda dollarë po shpenzohen nga vendet e NATO-s që nga vizita ime vitin e kaluar, sipas kërkesës sime, por kjo nuk është e mjaftueshme”, deklaroi ai.
Ai më parë akuzoi Gjermaninë se ishte e varur për energjinë e importuar ruse, duke pretenduar se është “plotësisht i kontrolluar” nga Moska.
BalkanWeb