VLORE– Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës. Një makinë tip ”Toyota” me drejtues A.G ka përplasur një fëmijë të mitur rreth 3 vjeç në rrugën transballkanike të qytetit të Vlorës.
Fëmija është dërguar nga drejtuesi i mjetit në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.07.2018, në rrugën ”Gjergj Kastrioti”, ka ndodhur aksident rrugor.
Për pasojë shtetasi A.G., drejtues i mjetit tip ”Toyota”, ka aksidentuar në gjendje të rëndë një fëmijë të mitur 3 vjeçar.
Shërbimet Policore kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë drejtuesin e mjetit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
(BalkanWeb)