Loris Karius, në dy ndeshjet e para të fazës përgatitore të Liverpool ka vijuar serinë e gabimeve të nisura në ndeshjen finale të “Champions League” kundër Realit të Madridit.
Si në ndeshjen me Chester ashtu edhe kundër Tranmere gjermani përsëriti gafat e tij, duke shtuar akoma edhe më shumë pikëpyetjet nëse Liverpool duhet t’i besojë për sezonin e ri.
Kjo çështje do të shihet në vijim se si do të përfundojë, por sot, në një tjetër miqësore, këtë herë kundër Bury-t, tifozët e Liverpool kanë bërë një gjest të veçantë.
Pavarësisht gabimeve ata e kanë duartrokitur portierin e tyre, duke lënë të kuptohet se kanë ende besim te ai.
— Ginge (@mikemalins) July 14, 2018
(BalkanWeb)