Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për tragjedinë e Selenicës ku 24 vjeçari Ridvan Zykaj vrau 8 persona.
Në postimin e tij në ‘Facebook’ z. Berisha e ka quajtu një ‘krim horror’ masakrën e Selenicës. Gjithashtu ai shpreh ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave dhe uron shërim të plagusurve të përfshirë në krimin e pasdites së djeshme.
Ndërkohë forcat e policisë, Renea dhe FNSH kanë rrethuar fshatin që prej disa orësh për të bërë të mundur kapjen e autorit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pak pasi ekzekutoi me kallashnikov të afërmit e tij, pjesë e një trungu familjar.
Në një status në faqen e tij në rrjetin social Facebook Berisha shkruan:
Te dashur miq, nje krim horror ne permasat e nje masakre, ne te
cilen u vrane 8 qytetare, femije, burra, gra dhe u plagosen disa te
tjere, ndodhi kete mbasdite ne Selenice te Vlores.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt makaber dhe
uruar sherim te plagosurve, shpreh ngushellimet e mia me te ndjera
familjareve, te afermve, miqve dhe komunitetit te Selenices per kete
humbje te rende dhe shokuese.
Une lutem sonte se bashku me ta qe shpirtrat e njerezve te tyre te
dashur te gjejne paqen e merituar! Amin!!! sb
(BalkanWeb)