Në Serbi dikush po i bënë gati fëmijët për luftë, madje, po organizon edhe kampe ku po trajnohen për përdorimin e armëve. E vështirë se ndonjëri nga ta ka mbushur 18 vjeç. Por pavarësisht kësaj, këta fëmijë dhe të rinj po mësohen se si të luftojnë.
Diku në malet e Zlatiborit në Serbi ata mësojnë se si bëhen aksione dhe beteja të armatosura, e se kush është armiku i tyre nuk dihet. Por rregullat e trajnimit fushor janë strikte.
Bëhet fjalë për 10 vajza e 34 djem që janë pjesë e stërvitjes së thirrur nga organizatat e veteranëve të luftës në Serbi.
Atyre u doli në ndihmë komuna e Zlatiborit ndërsa u tha se inspirimi iu erdhi nga rusët. Pjesë e taktikave dhe strategjive të tyre të ushtrimeve janë edhe armët e gjata dhe revolet.
Ushtrimi do të vazhdojë deri në 18 gusht e autoritetet e sigurisë në Beograd nuk e kanë komentuar fare ngjarjen e Zlatiborit.