U përfol për një kalim tek Juventus por mesa duket Barcelona ka vërë edhe një herë diktatin në merkato përkundrejt klubeve italiane. Pas rastit të Vidal dhe Malcom është radha e Adrien Rabiot i cili është shumë pranë nënshkrimit me Barcelonën.

Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona i ka ofruar Rabiot një pagë prej 10 milionë euro në sezon dhe Paris Saint-Germain është në bisedime me klubin katalanas për mbzlljen e detajeve të fundit të marrëveshjes.

PSG po tenton gjithçka për të mbajtur futbollistin, edhe pse marrëdhënia mes dy palëve po tensionohet gjithmonë e më shumë.

Rabiot refuzon rinovimin e kontratës me klubin e “Parc des Princes”, duke dëshiruar të transferohet te ekipi blaugran.

Nga ana tjetër, Barcelona nuk e ka me nxitim pas blerjes së Arturo Vidal, por gjithsesi vijon të ndjekë futbollistin e PSG.

“Nuk jam ende i sigurtë nëse do të qëndrojë. Unë dua që ai të qëndrojë, por është në dorën e tij. Ai ka shumë potencial dhe mund të përmirësohet edhe më shumë”, deklaroi trajneri i PSG, Thomas Tuchel.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb