KOSOVË- Opozita kosovare vazhdon të refuzojë Gjykatën Speciale. Takimi i thirrur nga Kryeparlamenti Kadri Veseli me përfaqësuesit e Grupeve Parlamentare për të diskutuar për Gjykatën Speciale është mbyllur pa rezultat.

Pas takimit, deputetja Albulena Haxhiu nga LVV, ka thënë se partitë opozitare kanë ripërsëritur qëndrimin e tyre në lidhje me Specialen.

Ajo ka shtuar se partitë e opozitës janë të gatshme për një konsensus, ku do të vendosej për një gjykatë brenda sistemit vendor të drejtësisë, një gjykatë jo vetëm për shqiptarët por për të gjitha krimet e luftës në Kosovë.

Haxhiu ka thënë se VV njëlloj si edhe partitë e opozitës AAK e Nisma mendojnë që Qeveria nuk ka të drejtë ta riprocedojë në Kuvend një amendament që deputetët e kanë hedhur poshtë. Sipas saj, riprocedimi nënkupton presion dhe dhunë mbi deputetët. “Për hapat e tjerë të opozitës karshi kësaj çështjeje do të njoftoheni me kohë. Ky takim është thirrur vetëm për të diskutuar dhe jo për të marrë vendime”, ka thënë Haxhiu.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: