Shkodran Mustafi realizoi golin e parë sot për Arsenal në fitoren 2-3 që “topçinjtë” morën në transfertë kundër Cardiff. E veçanta ishte se mbrojtësi me origjinë nga Tetova këtë moment e festoi duke bërë simbolin e shqiponjës.

Ky veprim do të thotë se futbollisti i cili mbron ngjyrat e Gjermanisë mund të dënohet nga federata angleze. Në rregullat e federatës së këtij vendi për sa i përket deklaratave politike mund të dënohesh me dy ndeshje.

Si rrjedhojë, nëse veprimi i Mustafit cilësohet si politik atëherë ai do të humbasë dy ndeshjet e ardhshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb