Arsenal ka arritur të marrë një fitore të vështirë me shifrat 2-3 në transfertë kundër Cardiff, sfidë e vlefshme për javën e katërt të “Premier League”.

Skuadra e drejtuar nga Emery mori avantazhin e para, falë krosit të Xhakës që u kthye në gol nga Mustafi, mbrojtësi që festoi me shqiponjë.

Kur të gjithë prisnin fundin e pjesës së parë, në minutën e dytë shtesë vendasit barazuan rezultatin, 1-1.

Në fraksionin e dytë të lojës “topçinjtë” kaluan sërish në avantazh, por Cardiff do te barazonte edhe një herë. Gjithsesi në minutën e 81-t Lacazzette do të realizonte golin me vlerë 3 pikët, duke i siguruar Arsenal fitoren e dytë na kampionat për këtë sezon.

Renditja e “Premier League”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb