VENEZUELE-Gjashtë persona kanë humbur jetën ditën e djeshme në një aksident ajror në Shtetin Bilovar, në Salto Angel, aty ku ndodhet ujëvara më e lartë në botë, pothuajse një kilometër.
Ministri e brendshëm venezuelian Luis Riverol tha nëpërmjet një komenti në Twitter që “organizmat tona të shpëtimit janë aktivizuar për të rikuperuar trupat e viktimave”.
Ministri ka thënë që avioni, një Cessna 206 ka humbur kontaktin me kullën e kontrollit pasi ka komunikuar se kërkonte një vend për t’u ulur në territorin e komunitetit indigjen Uruyen.
(da.xha/BalkanWeb)
