LIBI -Qindra emigrantë u arratisën nga një kamp emigrantësh në Tripoli, njoftoi për media një punonjës i qendrës.
Kurse një zëdhënës i Qendrës së Libisë për Luftën Kundër Migracionit të Paligjshëm, mohoi të kenë ikur emigrantët.
Por njëri nga punonjësit e qendrës së emigrantëve, tregoi se kanë ikur 1800 emigrantë. Emigrantët nga vendet afrikane kanë si destinacion kryesor Europën, ku kryesisht nisen nga brigjet e Libisë, si vendi më i afërt me Europën.