TIRANE- Ditën e hënë mijëra nxënës i rikthehen bankave të shkollave. Nëse shtatori për ta është muaji i fillimit të mësimeve, për prindërit e tyre është muaji i shpenzimeve.
Pak ditë para nisjes së shkollës, disa prindër duket se nuk i kanë lënë për minutën e fundit blerjet.
Fëmijët janë ata që drejtojnë gishtin tek çanta e preferuar apo tek ato artikuj shkollorë që dëshirojnë.
Nisja e vitit të ri shkollor është shpenzim i shtuar për xhepat e shqiptarëve që kanë disa fëmijë në shkollë.
Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit shkollor prindërve do t’u duhet të shpenzojnë më pak për librat e fëmijëve nga klasa e parë në të katërtën, pasi ato janë dhënë për përdorim nga qeveria, dhe do t’i rikthejnë në fund të shkollës.
(BalkanWeb)