ANGLI-Meghan Markle si se keni parë asnjëherë. Dukesha e Sussex di si të befasojë dhe këtë herë është transformuar në një shtëpiake që gatuan në kuzhinë.

Bashkëshortja e Harry së bashku me disa gra të etnive të ndryshme është shfaqur teksa gatuan, në disa foto të publikuara nga Kensington Palace.
Meghan ka vizituar Hubb Community Kitchen të Grenfell në janar.

Atje Markle ka zbuluar se si disa gra kanë krijuar grupin e një kuzhinë komunale në Manaar Centre të Londrës, ku qëndrojnë si për të përgatitur gjellë për familjarët dhe të afërmit, gjithashtu edhe për ata në vështirësi.

Meghan që ka për qëllim të ndjekë gjurmët e Dianës dhe të impenjohet në çështjet sociale, shkon gjithmonë e më shpesh atje dhe tani ajo është protagoniste e ‘Together’, librit të recetave të realizuara pikërisht nga komuniteti femëror dhe ajo ka kontribuar duke shkruar parathënien e tij.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb