GJERMANI- Në prag të vizitës që do të zhvillojë në Ballkan, kancelarja gjermane Angela Merkel ka përcjellë një mesazh për vendet e rajonit. Duke u ndalur tek vizita e saj në Shqipëri me 8 Korrik, kancelarja gjermane thotë se vendin ynë ka bërë përparim në kuadër të procesit të integrimit europiane, por shton se ka ende shumë probleme.

Në mesazhin e saj, Merkel thekson se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë BE, ndërsa thotë se vetëm përmes këtij unioni vendet mund të sheshojnë dallimet.

Kancelarja gjermane do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik, ndërsa pas Tiranës ddo të vizitojë Serbinë dhe Bosnjën.

(el.sp/BalkaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: