TIRANE- Kreu i PD, Lulzim Basha do të prezantojë nesër alternativën e PD për ndryshimet në ligjin Antimafia, që sipas PD kane për qëllim sekuestrimin e pasurive publike të fituara me kontrata në kundërshtim me ligjin.

Mësohet se aktiviteti do të zhvillohet në orën 11:00 tek Hotel Tirana, ndërsa prezantimi i ndryshimeve në ligjin antimafia konsiston në tre shtylla kryesore:

1. Abuzimi me koncesionet, lejet, tenderat.
2. Kostot e abuzimeve nga koncesionet/PPP.
3. Alternativa e zgjidhjes.

Pas prezantimit të kësaj alternative, kreu i PD Lulzim Basha do mbajë dhe një fjalim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb