SHBA – Nusja harroi dasmën, bashkëshorti rimartohet me të. Pas një aksidenti të tmerrshëm, i cili për pak i mori jetën, Justice Stampe humbi kujtesën dhe nuk mbante mend asgjë nga jeta e saj e mëparshme. Bashkëshorti i saj Jeremy Stamper është padyshim një ndër meshkujt ideal për gjestin e tij bërë ndaj bashëshortes. Afro tre javë pas martese 20-vjecarja pësoi një aksident me makinë, i cili më shumë se e dëmtoi fizikisht i mori kujtesën. Ajo nuk arrinte të kujtonte asgjë, madje as martesën tyre.
“Nuk dua të mërzitesh, por nuk e mbaj mend dasmën tonë”- i ka thënë ajo bashkëshortit të saj.
Por 21-vjecari me dashuri dhe mirëkuptim bëri që bashkëshortja e tij të ri dashurohej me të edhe pa kujtesë. Në përvjetorin e parë të martesën ai organizoi një ceremoni të dytë .
(er.cu/BalkanWeb)