VATIKAN -Papa Françesku ka përjashtuar priftin Fernando Karadima, që abuzonte seksualisht të miturit në Kili, shkruan BBC.
Ai tha se e ka larguar priftin për të mirën e Kishës pasi që ishte në qëndër të skandalit klerik kohëve të fundit.
Ish-prifti 88-vjeçar ishte dënuar edhe më parë për të njëjtën gjë, dhe në qershor, Papa pranoi dorëheqjet e tre peshkopëve kilianë pas skandalit.
BalkanWeb