TIRANE– Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla gjatë ditës së hënë prezantoi në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publike risitë në sistemit arsimor parauniversitar. Një nga temat e diskutimit ishin pikërisht klasat kolektive.
Nikolla theksoi se në fokus mbetet matja e dijes që do i bëhet nivelit të nxënësve që mësojnë në klasa kolektive për të adresuar ndihmën e duhur drejt tyre.
Një ndër risit e sistemit arsimor sipas ministres Nikolla është krijimi i shkollës së drejtorëve, ku drejtuesit do të mund të formohen në funksion të edukimit të nxënësve.
Në prezantimin për masat e marra nga MASR për vitin e ri shkollor parauniversitar u theksua se në vend janë rikonstruktuar 26 shkolla që ofrojnë studim për afro 10 mijë nxënës. Nikolla pohoi se standardi i ri i kushteve fizike të shkollave si dhe kualifikimi i gjithë mësueseve që janë në sistem, përmbush tagrin e ministrisë së Arsimit, cilësinë e sistemit arsimor.
(BalkanWeb)