KOLUMBI-Të paktën 12 persona, mes tyre katër fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e një vërshimi balte që ka rënë mbi një grup shtëpish në Kolumbi për shkak të shirave të furishëm që kanë përfshirë vendin.
Në qytetin e Marquetalia, në rajonin qendror të Vendit rreth 7 shtëpi janë shkatërruar plotësisht. 53 persona të tjerë janë shpëtuar nga skuadrat e shpëtimit.
Shirat e furishëm dhe përmbytjet shkaktojnë shpesh herë rrëshqitje dheu dhe balte në Kolumbi duke vrarë dhjetëra persona çdo vit.
(da.xha/BalkanWeb)