Kombëtarja e Shqipërisë, por edhe ajo e Kosovës kishin vënë nën radarë talentin shqiptar të Bayern Munchen, Meritan Shabani, ndërsa kjo përpjekjeje ka rezultuar e kotë.
Lojtari ka “injoruar” kërkesat e ardhura nga të dyja Kombëtaret dhe tashmë ka zgjedhur të luajë dhe të përfaqësojë Gjermaninë.
Shabani debutoi me fanellën e “panzerave” në takimin miqësor mes Gjermanisë U20 dhe Holandës U20.
Ka qenë vetë futbollisti, i cili ka postuar një foto në “Instagram” duke treguar edhe njëherë se Gjermania është Kombëtarja që e ka bindur për të ardhmen.
(n.m/BalkanWeb)