Ajo padyshim është një nga modelet shqiptare që ka prekur famën botërore, por që karakterizohet edhe nga thjeshtësia e saj. Bëhet fjalë për Emina Çunmulaj.

Teksa ishte e ftuar mbrëmë në “Xing me Ermalin” modelja tregoi se si ishte njohur me burrin e saj pasanik, iranianin Sam Nazarian, me të cilin ka dy vajza. Emina tha se me biznesmenin ishte njohur në ishujt e Karaibeve.

“Isha me shokun tim më të mirë që është grek dhe me familjen e tij, ndërsa Sam ishte me një grup shoqërie. Në tavolinën e burrit në restorant ishte një stiliste që punon në një shtëpi mode, njiheshim, erdhi dhe më takoi. Ishte dita pas vitit të ri. Më pyeti çfarë po bëni. I thashë po flasim për dëshirat që kemi për vitin e ri. Isha 24 vjeç. Ajo më tha hajde ta prezantoj një djalë, ‘jo’ i thashë unë se jam me familjen e shokut. U kthye ai bashkë me atë vajzën dhe erdhën tek tavolina jonë. Shoku im e takoi, e njihte dhe po bisedonte për disa të njohur grek. Ai përshëndeti familjen e shokut tim dhe kur erdhi radha tek unë më dha dorën dhe më tha ‘Jam Sam’. Përshëndetje jam Emina i thashë. ‘Je greke?’, më pyeti. Mua gjaku po më ziente nga brenda se jam patriote. ‘Jo, pse?’ e pyeta unë dhe shtrembërova fytyrën. Më pa çuditshëm dhe tha ‘Të vjen era djath’ dhe iku. E kam qejf djathin, e ha shumë. Pastaj pjesa tjetër është histori”, tha Emina duke qeshur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb