Një muaj pas vizitës në banesën e Danielit, shkuam sërish për ta takuar, këtë herë pas dyerve të hekurta. Në burg.
Varësia ndaj drogës jo vetëm i shkatërroi jetën dhe e largoi nga gjiri familjar por i rrëmbeu edhe lirinë. Danieli është në burg, i braktisur nga të gjithë. Katër muret dhe qelia është gjithçka ai ka.
“S’kam komunikuar me asnjë në burg, vetëm nga droga më ka ardhur çdo gjë”
https://www.youtube.com/watch?v=NqmF-5myxd0&feature=youtu.be
Danieli dëshiron të jetojë si më parë, të ketë një familje dhe të punojë sërish, duke e lënë pas të shkuarën e hidhur. Duke kërkuar nga shteti një trajtim të specializuar mjekësor dhe një rehabilitim total, 34 vjeçari iu bën thirrje të rinjve që të mos bien pre e drogës pasi pasojat mund të jenë fatale.
“Mesazhi im për të rinjtë është të rrinë lar nga droga .
Respektoni familjen, të keni një shoqëri të mirë. Pasojat janë të tmerrshme. Kjo është vdekje!” e mbyll mesazhin Danieli brenda katër hekurave.
Edhe gjimnazistët e Tiranës kanë dhënë mesazhet e tyre sensibilizuese ndërmjet sloganeve të zgjedhura nga vetë ata kundra drogës.
(e.f/BalkanWeb)