Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae In dërgoi 200 tonë mandarina në Korenë e Veriut në shenjë miqësie. Kjo lëvizje vjen si pjesë e marrëveshjeve të tyre për dhënien fund të armiqësisë në Gadishullin Korean.
Mandarinat u dërguan nga ishulli Jeju dhe ishin një ”përgjigje” ndaj dy tonë kërpudhave që Koreja e Veriut i kishte dërguar presidentit Moon në shtator. Sipas zyrës së shtypit të presidentit, dërgesa do të transportohet me avionë në 20 000 kuti. Mandarinat janë frut i sezonit në Korenë e Jugut.
BalkanWeb