Një diamant rozë 18.96 karat është shitur me një shifër rekord, prej 50 milion franga zvicerane (rreth 44.3 milion euro) nga shtëpia e ankandeve Christie’s në Gjenevë.
‘Pink Legacy’, ky është emri i gurit të çmuar, i cili ishte zbuluar rreth një shekull më parë në Afrikën e Jugut.
Rekordi i mëparshëm për një diamant rozë u shënua në nëntor 2017 në Hong Kong me shitjen e ‘The Pink Promise’, i cili u shit në ankand për 32.48 milion dollarë.