Përgjigjet mjeku gastrohepatolog Altin Cekodhima
Hepatiti B përhapet nëpërmjet kontaktit direkt me gjakun e një personi të infektuar, lëngut seminal (spermës), dhe lëngjeve të tjera të trupit. Disa rrugë nga ku mund të merret hepatiti B janë:
– Marrëdhëniet seksuale me një person të infektuar pa përdorur kondom (prezervativ);
– Përdorimi i të njëjtës shiringë droge;
– Bërja e tatuve dhe vendosja e pirsing duke përdorur mjete josterile ose të përdorura më parë nga shumë njerëz;
– Shpimi me age të kontaminuara (nga kjo mënyrë infektimi janë më të rrezikuar punonjësit e shëndetësisë);
– Bashkëjetesa me persona që kanë hepatitis B;
– Përdorimi i të njëjtës furçë dhëmbësh ose brisku rroje me persona të infektuar;
– Udhëtimi në vende ku hepatiti B është shumë i përhapur;
– Mosrespektimi i rregullave të sterilizimit te aparaturave tek dentist;
Një grua e infektuar mund t›ia kalojë hepatitin B fëmijës gjatë lindjes ose gjatë ushqyerjes me gji. Ju nuk mund ta merrni hepatitin B nga:
– Shtrëngimi i duarve me një person të infektuar;
– Përqafimi me një person të infektuar;
– Ulja afër me një person të infektuar.
(Shëndeti)