LUSHNJE
Një person është plagosur më armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjes.
I plagosuri është identifikuar si Saimir Taullau, i cili është transportuar për në spital.
“Në vendin e quajtur “Rotondo e Plygut”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit S.T, 47 vjeç, banues në Lushnje,” njofton policia.
Për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë shtetasi i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj si edhe identifikimin e autorëve.
Në hyrje daljet e qytetit janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.
(e.f/BalkanWeb)
