MALIQ
Të tjera detaje dalin në dritë nga aksidenti tragjik që i mori jetën sot një 24-vjeçari, makina e të cilit përfundoi në lumë në Maliq.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:45, tek ura në dalje të Maliqit. Shkak i aksidentit që i mori jetën Gjergji Elmazit dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. ‘BalkanWeb’ mëson se 24-vjeçari, dyshohet se ka parakaluar me shpejtësi mjetin e një shoku të tij teksa udhëtonin mbi urë.
Për pasojë, mjeti tip ‘Benz’ me targë AA527VK ka humbur kontrollin, duke përfunduar në ujërat e lumit Devoll. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, dyshohet se i riu ka humbur jetën nga asfiksia.
(ed.me/BalkanWeb)