Shumë e bukur por jo vetëm. Miss-i i ri i Botës është Vanessa Ponce de Leon, 26 vjeç, e para Miss Meksika që ka marrë këtë titull.
Modele, e diplomuar në biznes ndërkombëtar, vullnetare ndërkombëtare për emigrantët dhe anëtare e një qendre rehabilitimi për vajzat e dhunuara, Vanessa është Miss-i i 68-të në historisë e Miss World.
Bukuroshja ka lënë pas Miss-in tajlandez Nicolene Pichapa Limsnukan, një 20-vjecare që studion administrim biznesi, duke u bërë kështu Miss-i i 68-të në botë dhe i pari Miss Meksika që fiton këtë kurorë. Edicioni i 68-të i këtij konkursi u zhvillua në Sanya, në jug të Kinës.