River Plejt është shpallur fituese e Copa Libertadores me rezultatin 3-1. Kjo ishte finalja e dytë mes River Plates dhe Boca Juniros e cila u luajt në Santiago Bernabeu.
Ndeshja e parë në La Bombonera përfundoi me rezultat 2-2 dhe koha e rregullt në Madrid përfundoi 1-1, fituesi u përcaktua në shtesa.
Goli i parë në këtë takim u shënua nga Boka Juniors me anë të Dario Benedetto (44′).Por në pjesën e dytë River Plejt barazoi rezultatin me anë të Prato duke e çuar ndeshjen në shtesë . River dominoi dhe shënoi edhe dy herë të tjera, duke u shpallur kampione e “Copa Libertadores”.
River Plate shfrytëzoi epërsinë numerike pas kartonit të kuq të Wilmar Barrios duke marrë edhe epërsinë në rezultat me anë të Juan Quintero në 109-të. Në minutat e mbetur Boca provoi gjithçka, por nuk kishte fat para portës kundërshtare, ndërsa Riveri kishte raste nga kundërsulmet, e që në fund Gonzalo Martinez (122′) shënoi për 3-1.