TIRANË- Çmimet e kripura të hoteleve dhe restoranteve në Dhërmi kanë shqetësuar edhe aktorin e humorit, Bes Kallaku.
Sigurisht, nëpërmjet humorit ai ka bërë një mesazh për të gjithë pronarët e hoteleve dhe restoranteve në formë falënderimi.
Në një mesazh video Kallaku shprehet: “Falënderoj pronarët e restoranteve që duan të bëjnë lekë sa për një vit në vetëm tre muaj. Një vezë e skuqur më shkoi sa një qese hashashi”.
(ma.ar/BalkanWeb)