TEPELENË- Makina e deputetit të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu është përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në afërsi të Tepelenës.
Nga të dhënat paraprake mësohet se nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa janë regjistruar vetëm dëme materiale. I kontaktuar nga News24, deputeti Ndreu ka pohuar se për fat të mirë ai dhe miku i tij me të cilin udhëtonte në makinë nuk kanë pësuar asnjë lëndim.
Nga ana tjetër ai rrëfehu se një furgon i kishte prerë rrugën. “Fatmirësisht jam në gjendje të mirë shëndetësore. Nga përplasja u dëmtua vetëm automjeti. Një furgon na preu rrugën, isha bashkë me një mik”, pohoi Pjerin Ndreu. Sakaq, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.
(ed.me/BalkanWeb)