TIRANE
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka pritur sot në një takim homologun e tij kosovar, Ekrem Mustafa. Kryefjala e takimit mes dy zyrtarëve ka qenë forcimi i kontrollit të kufijve dhe lehtësimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve në dy shtetet tona.
Takimi mes dy ministrave të Brendshëm pason mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, mbajtur në Pejë disa javë më parë.
Delegacionet diskutuan gjithashtu mbi thellimin e bashkëpunimit policor dhe koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta në proceset e integrimit evropian, në të dy vendet.
(ed.me/BalkanWeb)