KORÇË
Disa zona të Korçës kanë mbetur pa energji elektrike pas një avarie të rëndë në transformatorin e nënstacionit të Korçës.
Kanë mbetur pa energji pjeserisht zona e Bilishtit, Vranishti, Gjanci, Rehova dhe pjeserisht periferia Korçë. Grupet e punes janë në terren dhe po punojnë per riparimin e defektit dhe rikthimin e energjise elektrike.
Ndërkohë që qyteti i Korçës dhe zonat turistike të Dardhës dhe Voskopojës furnizohen normalisht me energji.
(n.b/BalkanWeb)