Erjon Jakova, drejtori ekzekutiv i “Caffè Vergnano Albania”, i buzëqeshur na jep një panoramë të përgjithshme se çfarë do të thotë të drejtosh një kompani me një produkt kaq të dashur si kafeja, në tregun Shqiptar. Ai flet për specifikat e një produkti kaq të përditshëm, por lehtësisht të diferencueshëm.
Na tregoni diçka mbi historinë e kafesë.
“Per prima cosa Dio creò il caffè, altrimenti non ce l’avrebbe fatta a fare tutto il resto”
Një shprehje Italiane që tregon shumë për nisjen e kulturës italiane të kafesë. Venecia do të ishte vendi i parë ku kafja do të importohej nga Arabia dhe bëhet fjalë për vitin 1600. Gati njëqind vite më vonë, kafeneja do të kthehej në një vend takimi për filozofë dhe iluministë. Në fillimet e saj, kafeja është konsideruar si ilaç, i cili nuk mund të merrej kurrsesi pa këshillën e një mjeku. Shumë e njihnin kafenë si një tonik truri apo mjetin më të mirë për të larguar stresin nga puna. Tashmë kafeja është një status dhe jo vetëm një pije. Kur zgjedhim një kafe, zgjedhim historinë, zgjedhim mundësinë për tu bërë pjesë e një familjeje.

Si është historia e kësaj kafeje dhe pse pikërisht Caffè Vergnano?
Ashtu siç thashë më lartë, zgjedhja e Caffè Vergnano erdhi shumë natyrshëm, e konsideruar si një nga kompanitë më të hershme të prodhimit të kafesë. Në kërkim të një shijeje autentike të ekspresit Italian, në kërkim të një historie, Caffè Vergnano u krijua si një mundësi për të përçuar kulturën dhe traditën ndër vite.
Çdokush që zgjedh kafen Caffè Vergnano, zgjedh të shkuarën për të mbërritur tek e ardhmja. Zgjedh të jetë pjesë e historisë 137 vjeçare të një familje të madhe. Histori e cila filloi si një pasion dhe vazhdon të çojë përpara traditën e ekspresit Italian.

Përveç shijes, çfarë tjetër ofrohet nga Caffè Vergnano?
Kompania është adaptuar me ndryshimet e tregut duke u mbështetur tërësisht tek cilësia superiore e ofruar. Kompania ofron jo vetëm vlerën e produktit, por edhe vlera të larta në ndërgjegjësimin ndaj ambientit. Me globalizimin, mbrojta e ambientit është bërë një shqetësim i përditshëm dhe Caffè Vergnano jep kontributin e saj në këtë çështje shumë delikate. Caffè Vergnano është një brand i kompletuar, është një mundësi për të kuptuar traditën, për të shijuar kafenë si edhe për të krijuar rrugë të reja.
Është një mundësi që duam t’i ofrojmë konsumatorit tonë Shqiptar; të jesh pjesë e rrugëtimit të shijes së kafesë. Në Itali, kafja është një nga ato aspekte që nuk duhet lënë pa provuar. “Një italian, një kafe”.Por Shqipëria po i afrohet me ritme të shpejta kësaj filozofie dhe ne duam të jemi pjesë e një integrimi dinjitoz të kafesë në tregun tonë.
Pse duhet të zgjedhim Caffè Vergnano?
Një kafe e mirë është nisja e ditës me ritmin e duhur. Një kafe e mirë rrit cilësinë e jetës. Një kafe Vergnano përçon rrugëtimin e shijes ndër vite. Zgjedhja ime për Caffè Vergnano nuk ishte e vështirë, pasi cilësia është e prekshme, e dukshme dhe besimi që kjo formulë do të jetë pjesë e ditës së Shqiptarëve është i parevokueshëm.
